Rozë

Pas Meksikës, cili është destinacioni i radhës i Getit e Marinës? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 26 June 2017

Si çifti më i ri i estradës megjithëse ka kaluar kohë prej se janë lidhur, Marina Vjollca e Getoar Selimi, aktualisht janë më të ‘përndjekurit’ medial shkruan Kosovarja.

Kjo ndodh shkaku i ngacmimeve nga dyshja, përmes postimeve të njëpasnjëshme që shfaqin çiftin tejet të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit, një relacion e afrimitet i cili veçse i shpiu drejt një hapi të rëndësishëm, siç është martesa.

Përgatitjet për një dasmë të madhe, tash ka kohë prej se kanë filluar, vetëm se Marina e Geti si duket e kishin të nevojshëm një pushim që do t’i relaxonte para dasmës, e që zgjodhën Meksikën si destinacionin e duhur.

-Advertisement-

Derisa pas kaq ditësh teksa u përcollën në çdo hap e çdo lëvizje, ata tashmë po lënë pas pushimin për t’iu rikthyer aktiviteteve dhe përgatitjeve që kanë lënë në gjysmë.

“Bye bye Mexico”, është përshkrimi që Marina i ka vënë fotos së postuar në Instastory me ç’rast bëri të ditur një gjë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera