Lajme

Pas mbledhjes në Beograd u kërkohet serbëve të ruajnë qetësinë nesër në veri

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 04 August 2018

Përfundon mbledhja në Beograd: Serbëve u kërkohet të mos bëjnë asgjë nesër në Veri, gozhdohet Prifti Janjiq

Duket se deklarata e Priftit të Manastirit të Deçanit Sava Janjiq se po përgatitet një skenar për dhunë në Veri po u djeg ende në Beograd.

Atje sapo ka përfunduar takimi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të shtetit serb.

-Advertisement-

Pas takimit, sipas instruksioneve të Vuçiq, ka folur shefi zyrës serbe për Kosovë,

Marko Gjuriq, i cili ka akuzuar Kosovën që nuk po e zbaton marrëveshjen për themelimin e Asociacionit edhe pse marrëveshja në Bruksel është nënshkruar tash e 1930 ditë.

Ai ka thënë se serbët ” do të rrinë të qetë dhe nuk do të ndërmarrin diçka që do të nxis aksione kundër qytetarëve tanë” duke aluduar në shpalljen e mundshme të autonomisë së Veriut nesër më 5 gusht.

Madje për këtë skenar pa ia përmendur emrin e ka goditur ashpër priftin Sava Janjiq të cilin tash po e quajnë agjent të huaj.

” Presidenti i Serbisë ka caktuar detyra në përputhje me kompetencat e tij dhe në takimin e Këshillit janë arritur disa konkluzione. Ushtria dhe shërbimet e sigurisë kanë marrë detyrat e tyre të cilat para së gjithash kane të bëjnë me agjenturat e disa nga vendi”. Duke iu referuar deklaratave të Janjiq ai i ka quajtur ato gënjeshtra në të cilat janë të përfshirë edhe shërbimet e huaja.

“Presim që organet tona të sigurisë të marrin hapa për ndalimin e dukurive të tilla”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera