Lajme

Pas masave të reja ministri Zemaj paralajmëron edhe dënime për qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 06 July 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar edhe një herë qytetarët se sot hynë në fuqi masat  e reja të marra nga qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Zemaj thotë se masat është dashur të vendosen për shkak të mosrespektimit të rregullave pas lirimit dhe fazave të fundit të hapjes.

Ai madje ka shtuar se do të ketë dënime për mosrespektuesit e rregullave, të cilat do të mbikqyren dhe shqiptohen nga inspektorët, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Sot nis zbatimi i masave të reja anti-Covid-19. Jo nga deshira, por nga imperativi i situatës së krijuar nga mosrespektimi i masave liruese. Mosrespektuesit e rregullave do të kenë sanksione ligjore. Në mbikqyrje të zbatimit të masave do të jenë inspektorët e inspektorateve (Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Inspektoratet Komunale, dhe mekanizmat e sigurisë etj). Komunat do të riaktivizojnë plotësisht shtabet emergjente”, ka thënë Zemaj./Gazeta inFokus/

Publikimi i plotë i ministrit Zemaj:

Të dashur qytetarë,

Sot nis zbatimi i masave të reja anti-Covid-19. Jo nga deshira, por nga imperativi i situatës së krijuar nga mosrespektimi i masave liruese. Mosrespektuesit e rregullave do të kenë sanksione ligjore. Në mbikqyrje të zbatimit të masave do të jenë inspektorët e inspektorateve (Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Inspektoratet Komunale, dhe mekanizmat e sigurisë etj). Komunat do të riaktivizojnë plotësisht shtabet emergjente.

MASAT PARANDALUESE: Për të parandaluar virusin është vendosur që të ndalohet lëvizja në disa komuna gjatë orarit të caktuar, reduktim të numrin të të punësuarve në institucione, reduktim të shërbimeve shëndetësore jo esenciale në institucione shëndetësore, krijim të kapaciteteve të reja testuese në regjione, licencim të institucioneve shëndetësore private për të kryer testime për Covid-19, blerje të 100,000 testeve virologjike, 500,000 vaksinave të gripit sezonal, porosi të vaksinës eventuale kundër Covid-19, blerje të 7 aparateve për testim, sigurim të terapive të Covid-19, pagesë dhe buxhet shëndetësor shtesë për personelin shëndetësor, pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor, etj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera