Sport

Pas Malcom, Barcelona gati të “vjedhë” një tjetër futbollist

Autori: Gazeta inFokus 06:49 | 03 August 2018

Interi është në pritje për të mbyllur negociatat dhe për të sjellë në Milano mesfushorin kilen, Arturo Vidal, por në orët e fundit gjërat kanë ndryshuar.

Kjo pasi në garë është rikthyer fuqishëm Barcelona, që kërkon të mposhtë konkurrencën e zikaltërve, duke ofruar blerje të menjëhershme dhe pagë më të lartë ëpr mesfushorin.

Mesditën e sotme u raportua se menaxheri Giovanni Branchini, i zgjedhur si ndërmjetësues nga Interi dhe Bayerni, kishte mbërritur në Mynih, për të mbyllur negociatat.

-Advertisement-

Marrëveshja parashikohej të mbyllej në marrëveshjen e huazimit me të drejtë blerjeje, kundrejt 22 milionë eurove verën e ardhshme, ndërsa mesfushorit Interi i kishte ofruar një kontratë 3-vjeçare, me 4.5 milionë euro në sezon.

Gjithsesi lëvizja e Barcelonës ka tunduar si Bayernin, që mund të marrë paratë menjëherë, ashtu edhe Vidal, ndaj të cilit është ofruar një pagë ndjeshëm më e lartë.

Në orët në vijim pritet që të mbyllet edhe “telenovela” Vidal, me kilenin që tashmë duket se ka ndërruar biletën për Milano, me një tjetër për në Barcelonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera