Rozë

Pas lirimit nga burgu, Cllevio e fton Noizyn për një përballje tjetër

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 24 July 2022

Reperi Cleviol Ahmeti, i njohur me emrin artistik Cllevio, ashtu siç u raportua në rrjete sociale është liruar nga burgu mbrëmë pas mesnatës.

Menjëherë pas kësaj, ai kishte bërë një live me opinionistin Arjan Konomi, me të cilin kishte folur për sherrin e bujshëm me Noizyn, duke treguar në detaje se si ndodhi ngjarja dhe se kishte shkuar për t’i kërkuar falje, ndonëse mendonte se mund t’i ndodhte edhe më e keqja.

Cllevio gjatë bisedës në vazhdim e ka ftuar sërish Rigels Rajkun (emri i vërtetë i Noizyt) për një përballje tjetër, por të jetë vetëm dhe diku më larg.

-Advertisement-

“Ti je shumë i fortë, të kam thënë. Tani si është historia, po të bëj këtë sfidë, kam bërë ca ushtrime. Më shiko mirë, zgjedhe ditën, vendin, diku larg që të mos kesh lepurusha pas teje”, tha ai.

“Kurse ty Crax, a e di çfarë do të bëj, ke dhjetë ditë kohë”, vazhdoi Cllevio më tej duke kërcënuar edhe DJ e Noizyt.

I njëjti theksojmë që u arrestua një muaj më parë nga policia në Lushnjë, pasi theu masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’.

Fenomeni i rrjeteve sociale ishte përfshirë në një përleshje fizike me reperin e lartpërmendur, ndërsa u arrestua për shkak të ‘largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit’. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera