Lajme

Pas liderëve evropianë, Rama takohet me presidentin e Azerbajxhanit

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 08 December 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas pritjes së liderëve evropianë në Tiranë për Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe vizitën e tij në Bruksel, ka fluturuar në Baku të Azerbajxhanit për një takim me presidentin e atij vendi, Ilham Aliyev.

Me kryeministrin, të pranishme ishin edhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, dhe ministria dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Sipas Ramës, takimi u zhvillua “për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falënderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë”.

-Advertisement-

Në pamjet e shpërndara, dy liderët shkëmbejnë edhe disa dhurata artistike, shkruan A2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera