Sport

Pas lëndimit të Milot Rashicës, flet trajneri i Werder Bremenit

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 31 May 2020

Ylli i Kombëtares së Kosovës në futboll, Milot Rashica ka pësuar një lëndim dje gjatë ndeshjes ndaj Schalkes, shkruan Gazeta inFokus.

Rashica luajti deri në minutën 58’, ku me pas u zëvendësua shkak i lëndimit.

Para se të lëndohej vushtrriasi asistoi të goli i Bremenit, gol që i solli tri pikë të arta Werderit.

-Advertisement-

Pas ndeshjes trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka thënë se shpreson të mos jetë ndonjë lëndim i rënd.

“Shpresoj se nuk është diçka e rëndë” – tha trajneri i Werder Bremenit, duke shtuar se ishte i detyruar ta largojë kosovarin nga loja.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit dhe sa do të mungoj sulmuesi 23 vjeçar./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera