Lajme

Pas lajmit të Gazetës inFokus, Ministra e Pacollit konfirmon mbledhjen e dëshmive për krimet serbe

Autori: Halil Berisha 12:33 | 09 December 2019

Gazeta inFokus, një ditë më parë, të dielën, publikoi një shkrim ekskluziv, ku tregonte që Ministra e Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, ka mbledhur dëshmi për krimet serbe në Kosovë.

Gazeta inFokus, ekzkluzivisht raportoi se në to gjendjen mbi 10 mijë faqe me materiale e dëshmi për këto krime.

E këtë gjë, një ditë më pas, e bëri publike edhe Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.

-Advertisement-

Madje, ky i fundit publikoi edhe fotografi të këtyre dëshmive të mbledhura, shkruan gazeta inFokus.

“Gjatë mandatit të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, një synim kryesor i politikës së jashtme ka qenë dëshmia e krimeve të luftës të kryera nga Serbia gjatë gjenocidit të saj dhe sundimit të aparteidit në Kosovë”, ka shkruar Zyberaj.

“Mbledhja e dokumenteve dhe materialeve të tjera të rëndësishme që tregojnë barbarinë e Serbisë ka qenë një element kryesor i punës”.

“Rreth 10 mijë faqe dokumente dhe prova janë gjetur që nuk janë trajtuar ende nga drejtësia ndërkombëtare”.

Zyberaj tujte thotë që pasi ndërkombëtarët dështuan tash vendorët duhet të vazhdojnë që të ndjekin kriminelët e luftës, shkruan gazeta inFokus.

“Në ditët në vijim, gjatë një takimi me Prokurorin Special të Kosovës, këto dokumente dhe prova do të dorëzohen me qëllim sjelljen e kriminelëve serb të luftës para drejtësisë. Duke i kuptuar edhe limitet qe ka sistemi ynë i drejtësisë, bashkë me prokurorinë do të gjejmë zgjidhjen e drejtë që kriminelët të nxierren para ligjit”, ka thënë Zyberaj.

“Në një kohë kur ata që mbështesin Millosheviçin marrin çmimin Nobel dhe mohimi i masakrave dhe akteve gjenocidale të kryera nga Serbia konsiderohen si normalitet, ne duhet të flasim dhe të ri-kujtojmë botën për atë që ndodhi në Kosovë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera