Pas lajmeve se është e dashura e Flavias, reagon Adriana

Autori: Gazeta inFokus
17:37 | 07 January 2021
Prej dy ditësh po bën xhiron e rrjetit lajmi se Flavia Harizaj, konkurrente aktuale në “Love story” po njihet me një vajzë të quajtur Adriana Destani.
E gjitha nisi kur ish-konkurrentja e programit, Silvana publikoi disa mesazhe që i kanë shkuar në Instagram, nga një vajzë që thotë se është lezbike dhe se po njihet me Flavian.
“Mua më pëlqejnë femrat dhe po njihemi ndërkohë që ajo është aty brenda!”– thuhej në mesazh.
Kjo foto shkaktoi menjëherë reagime të shumta në rrjetet sociale, teksa nuk ka munguar as reagimi i Flavias.
Kjo e fundit nëpërmjet një statusi në Instastory u shpreh se është e vërtetë që ka marrë lule nga mikesha e saj Adriana, por në shenjë miqësie dhe asgjë më tepër.
Ajo e cilësoi këtë veprim të Silvanës si xhelozi dhe mllef dhe se vetë është në “Love Story” vetëm për një qëllim, pra për të fituar dashurinë e Saimirit.
E gjithë situata u rëndua më tej kur nga Instagrami i Adrianës shkruhej se ka fakte që ato të dyja kanë flirtuar, kanë bërë plane bashkë dhe Flavia i ka treguar vajzës në fjalë se në atë emision ka shkuar vetëm për famë.
Mirëpo, duket se gjërat nuk janë siç duken. Adriana së fundmi ka treguar se llogaria e saj e Instagramit ishte hakuar dhe fjalët nuk janë shkruar prej saj.
Më tej, ajo sqaroi se ajo dhe Flavia janë vetëm shoqe dhe mohon kategorikisht të ketë lidhje përtej shoqërisë mes tyre.
Ndërkaq, ajo shprehet se çdo gjë është e sajuar nga Silvana për të cilën shprehet se e ka denoncuar dhe do merren organet kompetente me të.
Adriana sqaron edhe se pasi adresa e saj u vodh dhe denoncimit të saj në Polici, tashmë kjo llogari është mbyllur.
“Nuk është e drejtë kjo që ka ndodhur. Profili im ka qenë i vjedhur dhe sot kam arritur me Polici ta mbyll. Asgjë nuk është e vërtetë. Unë dhe Flavia jemi shoqe dhe nuk ka shanse diçka e tillë.(lidhje mes tyre) Më vjen keq se Flavia ka familje, po ashtu edhe unë. Çdo gjë është bërë shumë e madhe. Porm profili ka qenë fallco dhe çdo gjë e ka bërë Silvana sepse atë e kam denoncuar me kohë.”- Ka thënë Adriana Destani.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i ftohtë dimëror, me vranësira e in...
-
Rezultatet më të fundit të kandidatëve të PDK’së kush është në top 20 dhe sa vota ka marrë secili
Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosov...
-
Publikohet lista, kandidatët më të votuar të LDK’së nga 60% e vendvotimeve të numëruara
Derisa procesi i numërimit të votave po vazhdon, është publikuar edhe lis...
-
“Të mos biem në grackën e rusëve”, Kallas flet me Sekretarin Rubio pas bisedimeve ShBA-Rusi për Ukrainën
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka njoftuar se ka zhvil...
-
Pengimi i numërimit të votave, Krasniqi: Nuk e kemi një sistem të mbrojtjes kibernetike
Eksperti i anti-terrorizmit, Kolë Krasniqi, tha se Kosova nuk e ka një sistem...
-
Vatikani: Papa po vuan nga pneumonia e dyfishtë
Papa Françesku, që është shtruar në spital javën e kaluar, po vuan nga pn...
-
Sorensen takon Bajramin – Ambasadori flet për normalizim me Serbinë me njohjen në qendër, Emisari përmend veç normalizimin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është...
-
Përfundimtare: Qe lista e plotë e votave të kandidatëve të PDK-së në Skenderaj, kush (s’)u votua?
Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Komunën e Sken...
-
Rreth 80% të votave të numëruara, këta janë kandidatët e PDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend
Pas numërimit të rreth 80 përqind të votave, PDK ka përditësuar listën me ren...
-
Prishtinë, arrestohet i dyshuari për 7 raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura
Sot nga Hetuesit policor të Kryeqytetit është arrestuar një person i dyshuar...
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën!
Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kërkuan që Evropa “të dyfishojë përpjekjet” ...
-
Presidenti i Finlandës uron Pavarësinë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një urim nga Pr...