Lajme

Pas Kurtit, edhe Osmani takohet me ambasadoren e Luksemburgut

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 11 August 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës shefen e Misionit të Ambasadës së Dukatës së Madhe të Luksemburgut në Kosovë, ambasadoren Natacha Gomes, të cilën e ka falënderuar për shërbimin në Kosovë dhe kontributin e saj në përafrimin e dy shteteve tona.

Përveç tjerash, Presidentja Osmani e ka falënderuar ambasadoren Gomes edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj Kosovës përmes projekteve zhvillimore, dhe ka përshëndetur marrëveshjen dypalëshe të bashkëpunimit për zhvillim, të nënshkruar para disa jave, në vlerë prej 35 milionë euro.

Presidentja Osmani ka kërkuar që mbështetja e Luksemburgut të vazhdojë edhe për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera