Lajme

Pas Kurtit e Sveçlës edhe Basha godet prokurorinë në Mitrovicë: Liruan një kriminel

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 17 July 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kritikuar sistemin prokurorial në Kosovë për lirimin e një nga të dyshuarit për sulmin ndaj pesë policëve të Kosovës, të dielën.

Më herët të njëjtën kritikë e ka pasur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Nëse ju ka ik, Policia e Kosovës ka ndalu një kamion me kontrabandë, e ndërkohë janë sulmu nga dy kriminelët, dhe në proces i kanë lënduar 5 policë dhe janë dëmtuar dy automjete zyrtare”, ka shkruar Basha në Facebook. “Prokuroria e ka lëshu menjëherë njërin prej tyre që kishte sulmuar policët”.

-Advertisement-

Prokuroria Themelore në Mitrovicë personin e liruar e ka përshkruar si ndihmues të personit tjetër që po ishte në mjetin transportues me synim kontrabandimin.

“Ky është sistemi i drejtësisë që “gëzojmë,” ku prokuroria as policisë nuk i del krahë”, ka mbaruar Basha. /Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera