Sport

Pas kritikave ndaj gjyqtarëve, Klopp rrezikon dënimin

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 06 February 2019

Trajneri gjerman ka qenë i ashpër me gjyqtarët në përfundim të ndeshjes me West Hamin.

Jurgen Klopp doli i pakënaqur nga fusha pas barazimit me West Hamin, pasi Liverpooli i tij tashmë ka vetëm tre pikë më shumë se Manchester City, shkruan KosovaPress.

Trajneri gjerman u ankua për gjykimin pas ndeshjes, edhe pse anësori gaboi në golin e që e realizoi Liverpooli, me anë të Sadio Mane, që ishte i parregullt.

-Advertisement-

Ndërkohë “SunSport” raporton se Klopp ka pasur një debat me gjyqtarin e ndeshjes, Kevin Friend.

Trajneri i Të Kuqve i është gjyqtarit arbitrit dhe i ka kërkuar llogari për gjykimin në pjesën e dytë të lojës. Ai i ka kërkuar gjermanit të largohet dhe të mos flasë me të.

“Unë nuk mund të flas me ju?!”, ishin fjalët e Klopp, të cilit gjyqtari i takimit iu përgjigj. “Jo tani dhe jo këtu”.

Më pas gjermani e ka etiketuar Friend si arrogant, por e gjitha çka ka ndodhur pas ndeshjes nuk është mbajtur shënim nga arbitri.

Gjithsesi komentet e bëra nga Klopp pas ndeshjes pritet të sjellin minimalisht një gjobë të majme për trajnerin e Liverpoolit.

Nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë pezullim të mundshëm të ish-trajnerit të Dortmundit, por vetëm me një ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera