Lajme

Pas kojshikes, Adriana Matoshit i del punë edhe me Berat Buzhalen

Autori: Gazeta inFokus 20:40 | 26 September 2021

Pasi denoncoi kojshiken e saj që ia rrahu qenin me papuqe dhe e “kercënoi” se do ta mbys, deputetes së LVV i doli punë edhe me gazetarin Berat Buzhala.

Ky i fundit i ka shkruar në facebook Adriana Matoshit, për t’ia kujtuar se sa është e vërtetë dashuria ndaj qenit, është edhe fobia ndaj tij, shkruan Gazeta Infokus.

”Kurrqysh nuk du me e justifiku kojshiken, ama, ama, qashtu qysh është e vërtetë dashuria ndaj qenit, unë të garantoj që është e vërtetë edhe fobia ndaj qenit. Madje, çuditërisht, nuk ka lidhje as nëse qeni është i Sharrit, e as nëse është i vogël sa troha”, ka shkruar Buzhala.

-Advertisement-

Por menjëherë i është kundërpërgjigjur Matoshi, duke e cilësuar fobinë ndaj qenit si urrejtje.

“Berat plotësisht e kuptueshme, njeri tutet edhe prej marimanges, vec problemi kojshikes tem nuk osht fobia, por urrejtja…”, ka qenë përgjigja e Matoshit

Për problemin me kojshikes për shkak të qenit, është dashur  ndërhyrja edhe e policisë. Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera