Pas Klan Kosova, Rozeta Hajdari ‘godet’ edhe Art Motion dhe 48 biznese tjera
Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 30 July 2023
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk është ndalur vetëm me pezullimin e çertifikatave të biznesit për Klan Kosova.
Kështu njoftoi Rozeta Hajdari e cila është në krye të kësaj ministrie duke potencuar se deri më tani janë konstatuar që 48 biznese janë të regjistruara në ARBK me emërtime kundërkushtetuese, dhe e njëjta shtoi se edhe për këto biznese do të veprojnë njëjti si në rastin e Klan Kosovës.
“Pretendimet se MINT ka vepruar me qëllim që të kufizojë lirinë e medias apo me prapavijë politike, janë tendencioze dhe plotësisht të pavërteta”, shkroi tutje Hajdari.
Shkrimi i plotë:
Ligjshmëria në regjistrimin e biznesit në Republikën e Kosovës
Pas riverifikimit dhe pezullimit të çertifikatave të biznesit për Klan Kosova SH.P.K. dhe ARTMOTION SH.P.K., Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë( MINT) nuk është ndalur vetëm me këto dy raste.
Me 6 korrik 2023, MINT ka themeluar Komisionion për riverifikim të dosjeve në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), në veçanti të atyre me dokumentacione të dyshimta me emërtime antikushtetuese.
Përgjatë 10 ditëve gjatë këtij muaji korrik – 10.07.2023 deri më datë 19.07.2023, Komisioni ka riverifikuar 660 dosje të bizneseve të regjistruara në ARBK. Fokus i riverifikimit kanë qënë dosjet që kryesisht kanë prezantuar dokumentin personal me rubrikën vendi/shteti i lindjes, apo vendbanimi aktual me emërtime kundërkushtetuese.
Si rezultat i riverifikimit të dosjeve, Komisioni ka konstatuar që, në 48 dosje të bizneseve të regjistruara në ARBK kemi emërtime kundërkushtetuese, ku në rubrikën vendi/shteti i lindjes apo vendbanimi aktual është shkruar: “Prishtinë – Kosovo Metohija, Serbia”, “Pejë – Republika e Serbisë”, “Gjilan – Serbia” “Gjakovë – Republika e Serbisë” etj.
ARBK do të vazhdojë me zbatimin e ligjit edhe në këto 48 raste tjera, në të njëjtën mënyrë të trajtimit sikurse për Klan Kosova sh.p.k. dhe ARTMOTION sh.p.k.
Pretendimet se MINT ka vepruar me qëllim që të kufizojë lirinë e medias apo me prapavijë politike, janë tendencioze dhe plotësisht të pavërteta.
Si përherë, MINT është i përkushtuar ndaj zbatimit dhe respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, pa kompromis, pa përjashtim dhe pa diskriminim.
Të tjera
-
Pacolli nga Nju Jorku: Një përfaqësues i Kosovës i kërkoi një shteti të mos flasin me mua, do ta zbulojë emrin
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacoll...
-
Kurti takohet me O’Brienin e Lajçakun: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi duhet të zbatohen të plota
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në New York, ka takuar nd...
-
Koordinimi amerikan në Kroaci, Hovenier: Folëm edhe për përkrahjen e një Kosove sovrane, demokratike e multietnike
Ambasadorët e SHBA-së në vendet e rajonit janë mbledhur në Kroaci në atë ...
-
Peach: Pikëllues fakti që KFOR vazhdon të jetë në Kosovë 25 vjet pas përfundimit të konfliktit
Emisari special i Mbretërisë së Bashkuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ...
-
Elshani: Dëmtimi i kishës po hetohet, kultet fetare e drejtë e pacenueshme
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, në...
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit – ky është rendi i ditës
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të jetë mbledhja e radhës së Kry...
-
Osmani takon presidentin e Malawit: Pavarësisht distancës, mbetemi të palëkundur për thellim bashkëpunimi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është takuar me presidentin e...
-
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e një person...
-
Rohde: Përkushtimi i Qeverisë ndaj dialogut, hap kyç për të përfituar nga Plani i Rritjes i BE-së
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur përkushtimin e...
-
Vrạsja e vitit 2010 në diskotekë- Policia nuk e gjen në shtëpi Granit Elshanin që u dënua me 24 vjet burg, dyshohet se u largua nga Kosova
Granit Elshani, ishte akuzuar për vrasje të rëndë në kafiterinë “City Club” n...
-
Osmani thotë se zgjedhjet në katër komunat veriore mbahen sipas “afateve ligjore vitin që vjen”
Presidentja Vjosa Osmani ka folur mbrëmë rreth kërkesave të Presidentit të Se...
-
SBASHK: Për nismën legjislative të skemave pensionale u mblodhën 20 mijë 458 nënshkrime
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka folur për nismën leg...