Lajme

Pas kërcënimi të prokurores së rastit “Pronto”, reagon “Ministrja e Drejtësisë” Albulena Haxhiu

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 11 January 2020

Gjatë ditës së sotme në medie është raportuar se është kërcënuar prokuroja e rastit “Pronto”, Drita Hajadari.

E cila ka deklaruar se gjatë të shtunës ka marrë kërcënim seriozë, shkruan Gazeta inFokus.

E rreth këtij rasti ka reaguar edhe e nominuar për Ministre të Drejtësisë, Albulen Haxhiu.

-Advertisement-

Ajo në një postim në llogarinë e saj në facebook, ka dënuar kërcënim e Hajdarit.

“Kërcënimet ndaj përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë janë të papranueshme dhe duhet të dënohen.Ata që tentojnë që përmes veprimeve të paligjshme të pengojnë prokurorinë, duhet të dalin para drejtësisë dhe të dënohen sipas ligjit prandaj edhe i ftojmë institucionet që sa më parë të veprojnë në këtë drejtim”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas Haxhiut kritika ndaj punës së institucioneve të drejtësisë, duhet të shihet si vlerë për të shtuar punën dhe veprimet në ndjekje e dënim të kriminelëve.
Drita Hajdari është prokurorja që ka ngritur aktakuzën në rastin e ashtuquajtur “Pronto”.

Të akuzuarit në rastin Pronto, ish-deputeti Adem Grabovci dhe ish-ministri Besim Beqaj, janë shpallur si të pafajshëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera