Rozë

Pas kërcënimeve të Kaney West, Kim Kardashian shpreh hapur ndjenjat për partnerin e ri (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 06 April 2022

Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Kanye West, Kim Kardashian nisi një romancë të re dashurie me Pete Davidson. Ata tashmë janë në qendër të vëmendjes dhe ylli televiziv shprehet se me Pete ka gjetur “paqe dhe qetësi”.

Femra më seksi ka dhënë një intervistë për “ABC New” me Robin Roberts, ku ka rrëfyer disa detaje nga lidhja e saj me komendianin e “Saturday Night Live”.

Kim ka shprehur hapur ndjenjat e saj për Davidson. Në promon e emisionit që publikohet sonte në darkë janë zbardhur disa pasazhe nga intervista.

-Advertisement-

“Nuk do të isha me dikë nëse nuk do të kisha në plan të kaloja shumë kohë me të”, ka thënë fillimisht 41-vjeçarja, e cila më pas ka shtuar: “Natyrisht që dua të marr kohën time, por jam shumë e lumtur dhe shumë e kënaqur dhe është një ndjenjë shumë e mirë vetëm të jesh në paqe”.

Por jo vetëm kaq, pasi në këtë intervistë janë të ftuara edhe nëna e Kim, Kris Jenner dhe dy motrat, Kourtney Kardashian dhe Khloe Kardashian, të cilat gjithashtu do të flasin për marrëdhënien e Kim me Pete.

“Ai thjesht e bën atë të qeshë dhe ajo qesh gjatë gjithë kohës”, thotë Khloe, ndërsa Kris e përshkroi atë si “një djalë vërtet të këndshëm”.

Ndërkohë kujtojmë se lidhja e Kim me Pete është komentuar shumë dhe njëkohësisht është sulmuar nga reperi i njohur, Kanye West.

Pas kërcënimeve të shumta të West në rrjetet sociale, ylli televiziv i kërkoi atij që të ndalonte sulmet publike pasi po ndikonte në sigurinë e Davidson. Kim i kishte shkruar mesazhe në privat, të cilat i publikoi në “Instagram” reperi i famshëm.

Në fillim një gjë e tillë nuk u pranua nga Kanye por së fundmi është raportuar se ai ka rënë dakord dhe i ka thënë Kim se nuk do i shqetësojë më.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera