Pas këngës së re të Shakiras kundër Gerard Pique fansat shprehen të keqardhur!
Autori: Gazeta inFokus
10:36 | 27 February 2023
Në muajin janar, ylli i muzikës pop Shakira i habiti të gjithë kur publikoi këngën e re me Bizarrap.
Këngëtarja e famshme synonte të thumbonte ish-partnerin e saj Gerard Pique dhe të dashurën e tij të re, Clara Chia. Kjo këngë shpejt u bë hit dhe Shakira nuk hezitoi të bënte të njëjtën gjë me projektin e saj të ri, ‘TQG’, së bashku me Karol G.
Normalisht që edhe në këtë këngë nuk mund të mungonin “thumbimet” dhe mesazhet e fshehura. Edhe pse kënga ka kaluar mbi 70 milionë shikime në YouTube për një periudhë kaq të shkurtër, duket se disa fansa e kanë kritikuar këngëtaren për një tjetër dedikim ndaj Gerard Pique.
“Pse po më kërkon nëse e di që nuk i përsëris gabimet, thuaj femrës tënde të re që nuk konkurroj për meshkuj”, është pjesë e refrenit të kënduar nga Shakira dhe Karol G. Duke nisur nga kjo fansat e Shakiras kanë filluar të ndiejnë keqardhje për të. Dikush komentonte: “Ka kaq shumë inat në ty. Ji e lumtur. Kjo po bëhet dëshpëruese. Mjaft më. Është koha për diçka origjinale, jo vetëm këngë si kjo”. Dikush tjetër komenton: “Shakira nuk je e vetmja grua në botë që është tradhtuar. Është koha për të parë përpara. A ka fund kjo?
Rikujtojmë se pasi Shakira dhe Pique njoftuan zyrtarisht se nuk janë më bashkë, këngëtarja ka publikuar tri këngë që flasin për tradhtinë e spanjollit dhe prishjen e lidhjes së tyre 12-vjeçare. Që pas ndarjes nga Shakira dhe nisjes së romancës me Clara Chia, Gerard Pique dhe bukuroshja kanë qenë në qendër të vëmendjes. Pikërisht kur u duk se ujërat ishin qetësuar, Pique dhe Clara Chia janë kthyer sërish në lajme.
Një video është publikuar në TikTok në të cilën ish-lojtari dhe e dashura e tij dyshohet se janë dëbuar nga një restorant japonez në Barcelonë. Arsyeja ishte sepse pronari ishte një fans i Shakirës dhe kur çifti hyri në restorant, kamerieri nuk pranoi t’i shërbente. Thuhet se Clara Chia është mërzitur shumë kur ka dalë nga restoranti.

T� tjera
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...



































