Lajme

Pas Isa Mustafës edhe Albin Kurti takohet me Weber, flitet edhe për bisedimet me LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 04 December 2019

Gjatë ditës së mërkurë, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u takua me Kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian Manfred Weber.

E ky i fundit, pas takimit me Mustafën, pati një koment interesant ku tha që është e rëndësishme që një gjeneratë e re të vije në krye të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Tash, pas Mustafës, Weber u takua edhe me Kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurtin.

-Advertisement-

Bashkë me këtë të fundit, ishte edhe deputeti i Parlamentit Evropian Andrey Kovatchev, asistentja e tij, Nina Tavcar, Shefja e Misionit të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe zv. Shefi i kësaj zyre, Riçardo Serri, shkruan gazeta inFokus.

E përmes një njoftimi të Vetëvendosjes, thuhet që Weber e uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe u interesua për bisedimet me LDK-në.

“Z. Weber e uroi Kryetarin Kurti për fitoren e zgjedhjeve të fundit. Ai u interesua për rezultatin e bisedimeve me Lidhjen Demokratike, dhe theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor, ndryshe nga zhvillimet e fundit ku disa shtete shprehën qëndrime të caktuara për hapjen e negociatave është rajon me prioritet të lartë për BE-në”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Tutje, në këtë njoftim thuhet që u bisedua edhe për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, shkruan gazeta inFoksu.

“Kryetari Kurti u pajtua me Z. Weber sa i përket integrimit të këtij rajoni në BE, dhe e përsëriti qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për nevojën e integrimit të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në të njëjtën kohë dhe sa më parë që të jetë e mundur. Tutje, Kurti e njoftoi atë edhe me prioritetet e qeverisë së re, ku rol qendror ka luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë dhe krijimi i vendeve te reja të punës. Me mbështetjen e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe me investime nga jashtë e sidomos nga diaspora, me sistemin dual të arsimit që e zvogëlon hendekun e shkathtësive, edhe do ta përparojmë Kosovën përbrenda, edhe do të avansojmë drejt BE-së, tha Kurti”.

“Në fund të takimit, palët u dakorduan ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në të ardhmen”./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera