Lajme

Pas insistimit të deputetes, Hoti konfirmon mundësinë e tërheqjes së 10 % nga Trusti

Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 13 July 2020

Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot iu kushtua pandemisë COVID-19, derisa kreu i qeverisë, Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë raportuan për masat parandaluese ndaj këtij virusi.

Si gjithnjë nuk mungoi as zëri kritik i deputetës së AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi. Ajo kërkoi nga kryeministri Hoti të merr përgjigje për tërheqjen e 10 përqindëshit nga trusti, transmeton Indeksonline.

Ajo gjithashtu ngriti edhe shqetësimin e saj për maskat që janë bërë të obligueshme, por që të njëjtat janë për shumë familje lluks, pasi që s’kanë mundësi t’i kenë.

-Advertisement-

“Në periudhën në të cilën jemi, sa më pak fjalime politike, aq më të shëndetshëm do t’i kemi qytetarët. Pra, është koha që takimet si ky të përfundojnë me vendime. Është koha që qeveria në vend të debatit dhe fjalëve të merr vendime. Pra është kohë vendimesh.

Tri ditë më parë në këtë kuvend kisha këto kërkesa: •Kërkova maska falas nëpër institucione, sot po kërkoj që maska falas të ketë për të gjithë qytetarët. Një maskë kushton prej 0.50 cent deri në 2.50 euro.

Ata që marrin 170 euro ndihmë nuk kanë mundësi të paguajnë për to, as për vete e as për familjen.

•Trusti, Kryeministër merrni vendim sot të sjellini ligjin për ndryshim në mënyrë që qytetarët të i tërhekin 10% të parave të tyre; 185 milionë nuk rrezikojnë qëndrushmërinë e Trustit dhe janë para të cilat urgjent duhet të përfundojnë në gjepat e qytetarëve në mënyrë që pandemia të kalohet më lehtë.

•Në QKUK të hapen dyert pa pagesë, pra në këtë kohë krize të hiqet rampa dhe t’u mundësohet njerëzve nevojtarë e hallegji hyrjen në spital pa paguar për shërbimet e tyre pa numëruar orët. •Dhe se fundi kur do të ekzekutohet 170 euro pagesa për perfituesit”, tha në fjalën e saj deputetja.

Ndërsa kryeministri iu përgjigj asaj në të gjitha pikat, e për trustin konfirmoi që javën që vjen ligji do të sjellet në parlament për plotësim – ndryshim dhe do të mundësohet tërheqja prej 10 përqind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera