Pas infektimit të deputetit Arben Gashi, seancat e Kuvendit mund të mbahen online
Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 02 July 2020
Për shkak të pandemisë së COVID-19, Kuvendi i Kosovës ka disa muaj që ka mbetur gjysmë i bllokuar në punën dhe efikasitetin e tij.
Një deputetë i Kuvendit ka rezultuar pozitiv derisa janë duke u kryer edhe shumë testime tjera.
Seancat mund të mbahen edhe online, por për një gjë të tillë duhet mbështetja e 2/3 të Kuvendit.
Në një përgjigje për RTV Dukagjinin, nga Kabineti i kryetares së Kuvendit tregojnë proceduarat që duhet kaluar për t’u mbajtur seanca online.
“Rregullorja aktuale e Kuvendit të Kosovës nuk e parasheh mbajtjen e seancave online. Për ndryshimin e kësaj Rregulloreje nevojiten 2/3 e votave në Kuvend. Rrjedhimisht, nevojitet vullnet politikë dhe kohë për të kaluar proceduralisht një çështje të tillë”, thuhet në përgjigjen e Kabinetit të kryetares.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se do të mbështeste një iniciativë të tillë dhe pret që shumë shpejt Kryesia e Kuvendit të sjellë propozimin.
“Besoj se mund të shohim edhe për opsione të tjerë të tilla si ato që seancat e Kuvendit të jenë virtuale apo edhe takimet e komisioneve parlamentare të jenë virtuale. Kjo është e vetmja mundësi se si ne mund të kryejmë detyrën tonë. Ndryshe në rrethanat që jemi dhe me infektimet që kemi brenda Kuvendit të Kosovës nuk është se e rrezikojmë shëndetin tonë por edhe të familjarëve tonë”, deklaroi Fitim Uka
Rishikimi i buxhetit është njëra prej çështjeve që po pret votat e deputetëve. Skënder Krasniqi nga Oda e Afarizmit të Kosovës thotë se deputetët duhet të bëhen bashkë e t’i dalin në ndihmë sektorit privat.
“Është një nevojë emergjente që Qeveria e Kosovës së bashku me deputetët e Kuvendit dhe partitë parlamentare të unifikohen në këtë drejtim dhe t’i japin më shumë mbështetje sektorit privat në mënyrë që të mos vijë të një kolaps i shtetit pasi rënia e biznesit ndikon në të hyrat e shtetit”, deklaroi Skënder Krasniqi.
Qeveria e Kosovës është njëra ndër institucionet publike që ka mbajtur mbledhjet disa herë online.
Të tjera
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...