Pas ikjes së Gruevskit, Sela kërkon dorëheqjen e Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus
14:48 | 14 November 2018
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka thënë se kryeministri dhe qeveria maqedonase duhet të japin dorëheqje pas ikjes së Nikolla Gruevskit në Hungari.
Qeveria dhe Kryeministri duhet menjëherë të jap dorëheqje dhe të zgjidhet Qeveri ekspertësh, dhe bashkë me zgjedhjet presidenciale të organizohen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare” , theksoi Zijadin Sela.
“Vazhdon teatri që u servua në opinion javën e kaluar, ndërsa tani vazhdon akti i dytë. Po ndodh ajo që ne e kemi paralajmëruar disa herë si parti, kapja e gjyqësorit nga LSDM sikur e bëri VMRODPMNE-ja, për këtë arsye kërkojmë dorëheqjen e qeverisë dhe formim të qeverisë ekspertësh, e cila do të mundësojë reforma në gjyqësi dhe zbardhje të këtyre skandaleve”, tha ai.
“Ikja e Gruevskit nuk është e para, por gjithë ata që duhej të përgjigjeshin për vepra kriminale janë në arrati si rasti i Gruevskit dhe i Koçanit. Këto raste ngjasojnë me rastin e 27 prillit, ku gjithashtu me mosveprim u lejua të ndodh ajo që ndodhi këtu në Kuvend. Kërkojmë nga Prokuroria që të hetojë ikjen e Gruevskit, ku dyshojmë se ka edhe aktorë politik. Qeveria e ka humbur moralin për të qeverisur me këtë shtet”, tha mes tjerash Sela.
Ne si ASH u bëjmë thirrje edhe partive tjera shqiptare në pushtet, që mos e mbështesin këtë propozim. Shpresojmë që ky propozim të mbesë vetëm propozim”, ka deklaruar Sela.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...




























