Sport

Pas humbjes turpëruese nga Flamurtari ‘shpërthen’ Tahir Batatina me deklaratën e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 01 December 2019

Llapi ka pësuar humbje të thellë në shtëpi nga Flamurtari me rezultat 4-1, shkruan Gazeta inFokus.

Llapjanët në këtë sezon asesi nuk arritën të stabilizoheshin me rezultate.

Pas kësaj humbje turpëruese trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se në janar do ti transferojë katër lojtarë dhe nuk i nevojitën më lojtarët e lënduar që nuk kanë mundur ta ndihmojnë Llapin në këtë stinor vjeshtorë.

-Advertisement-

“Në pjesën e parë kemi mundur ti shënojmë tre gola, luajtëm me lojtarë të ri, na nevojitet një sulmues tipik. Në janar po i bëjmë katër blerje, lojtarët kryesor të Llapit nuk kanë mundur të na ndihmojnë për shkak të lëndimeve, nuk na nevojiten të tillë”, deklaroi Batatina për “Super Sport Kosova”

Llapi e ka mbyllur stinorin vjeshtorë në pozitëne  shtatë me 24 pikë të tubuara./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera