Pas humbjes së VV-së, Elvis Hoxha shpërthen ndaj qytetarëve që e votuan Edi Ramën
Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 27 April 2021
Elvis Hoxha i Vetëvendosjes ka reaguar sot pas rezultatit zhgënjyes të kandidatëve të VV-së në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.
Pavarësisht mbështetjes së hapur që e bëri për ta kryeministri Kurti, asnjëri prej tre kandidatëve të VV-së nuk ka siguruar votat për të qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo ka irrituar Elvis Hoxhën, një ndër aktivistët e njohur të Vetëvendosjes në Shqipëri.
Hoxha i ka quajtur qytetarët shqiptarë si “njerëz parapolitikë” derisa i ka lënë fajin për situatën e keqe politike në vendin tonë fqinj.
Më tutje ai tha se qytetarët e kanë shitur votën.
Statusi i plotë:
Shet votën dhe menjëherë niset në Francë dhe kërkon azil.
Më thotë se këtu nuk jetohet, pastaj voton për Ramën.
Më thotë se ky qytet është fjetore, por voton për ata që e shkatërruan këtë vend me ndërtime.
Më thotë se në këtë vend nuk ka ku ta kalosh kohën veç lokalit, por nuk erdhi kurrë të mbrojë teatrin.
Më thotë se po largohen tërë të rinjtë, por pastaj voton pa iu dridhur qerpiku hajdutët.
Më thotë se nuk ka zgjedhje tjetër, ngaqë vetëm këto partitë e vjetra janë, por kur lindin parti të reja, natyrisht që përsëri voton për të vjetrat.
Më thotë se në 4 vitet e fundit pagesa në faturën e ujit është rritur 220%, por prapë voton njësoj.
Më thotë se vjedhja e të dhënave të qytetarëve është katastrofë, por përsëri ia jep votën atyre që vodhën të dhënat.
Më thotë se jeton me punë të ndershme, por përsëri ia jep votën atij që grabit pasurinë publike.
Më thotë se nuk kishte mundësi ta shëronte vëllanë në Turqi, por kur shiti votën e harroi vëllanë.
Ç’është njeriu parapolitik:
Ai që nuk vjedh vetë, por i jep hajdutit votën.
Ai që nuk mendon se po i prish punë vetes me votën e vet.
Ai që mendon se për rrënimin e madh e kanë fajin të tjerët, por jo ai vetë.
Ai që mendon se të rinjtë natyrshëm kanë lindur për të jetuar diku tjetër, por jo në atdheun e tyre. Ai që mendon se këtu drejtojnë të huajt dhe jo ai vetë.
E kështu me radhë…
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 prill
Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikë...
-
Vetëm gjatë shkurtit 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 151 çifte i kanë dhënë fund martesës...
-
Kaplohet nga zjąrri kuzhina e një lokali në Gjakovë
Një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë është përfshirë sonte nga ...
-
1 mijë e 929 fëmijë linden në shkurt, ja sa femra e sa meshkuj
Gjatë muajit shkurt të këtij viti, kanë lindur 1 mijë e 929 fëmijë brenda dh...
-
Deliu kritikon Haxhiun: Kosova në ditë zie për gratë e vrąra, ministrja në fushatë zgjedhore të Maqedonisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar minist...
-
Kamberi thotë se rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14...
-
“Putini po e pret Trumpin”: Bolton shpreh frikë për të ardhmen e Ukrainës dhe NATO-s
Ukraina përballet “me rrezik” nëse Shtetet e Bashkuara nuk miratojnë me shpej...
-
Vdękja e dyshimtë e ukrainases: Ky është personi i arrestuar, zbulohet dyshimi që rëndon mbi të
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
Musliu-Shoshi: Mashtrues e hipokrit shpallin “Ditë Zie”, e shkojnë në fushatë në Maqedoninë e Veriut !
Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi i ka quajtur hipokrit e m...
-
“Strella u bë më agresiv ndaj meje dhe Butës pasi nisi të rrinte me Feron”, dëshmia e plotë e vëllaut të Butës, Qëndrim Januzit, për vrąsjen me gjashtë pĺumba të 30 vjeçarit në Ferizaj
Gjykimi për vrasjen e Gazmend Hysenit është në fazën përfundimtare. Në seancë...
-
Arrestohet një person për rastin trągjik të vdękjes së 23-vjeçares në autostradën në Ferizaj
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
MPB njofton se 5 zyrtarë policorë përfshirë Jankoviqin vazhdojnë të mbahen nga Serbia, bën thirrje te ndërkombëtarët të dënojë këtë veprim
Ministria e Punëve të Brendshme ka dënuar ashpër aktin e paprecedentë të Serb...