Sport

Pas humbjes nga Lazio, vjen një lajm i mirë për Juventusin

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 08 December 2019

Juventusi pësoi humbjen e parë në këtë sezon kundër Lazios.

Bardhekaltrit përmbysën golin e Ronaldos dhe fituan 3-1.

Një mbrëmje për t’u harruar për ekipin e Sarrit, teksa sot ka ardhur një lajm i mirë.

-Advertisement-

Rodrigo Bentancur pësoi një dëmtim në gju dhe u detyrua të largohej nga fusha në fundin e pjesës së parë.

Mesfushori uruguaian ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku tregon mbi gjendjen e tij dhe shkallën e dëmtimit.

“I jam nënshtruar një rezonance për të njohur shkallën e dëmtimit që për fat nuk është i rëndë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, do të rikthehem shumë shpejt. Pësuam një humbje që na dhemb, por do mësojmë nga gabimet dhe do ringrihemi”, shkruan Bentancur.

Rreth dëmtimit të lojtarit ka reaguar edhe klubi i Juventusit, që thekson se bëhet fjalë për një zgjatje të ligamentit të këmbës së djathtë dhe gjendja e Bentancur do të vlerësohet nga dita në ditë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera