Lajme

Pas Gjermanisë, edhe Italia e dëbon hoxhën kosovar, radikal islamik

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 01 November 2017

Italia ka dëbuar nga vendi një imam kosovar, të fajësuar për rrezikim të sigurisë nacionale. Imami i moshës 39 vjeçare kishte rënë në sy me propagandën e tij radikale islamike, shkruan diepresse.at duke iu referuar lajmit nga agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Lajmin për dëbimin e tij e ka kumtuar sot Ministria e Brendshme e Italisë. Personi i dyshuar ishte me qëndrim në provincën e Lombardisë, në Lecco. Ai jetonte nga viti 2008 në Itali ndërsa kishte kërkuar një leje qëndrimi në Gjermani, ku synonte të punonte si imam në një qendër kulturore të atjeshme.

Por, autoritetet gjermane tashmë e kishin kthyer mbrapsht kosovarin, sapo ai kishte zbritur në Aeroportin e Këlnit, transmeton albinfo.ch. Arsyeja e dëbimit nga Gjermania ishte se ai ishte përgjegjës për rekrutimin e luftëtarëve të ISIS-it, njofton policia italiane.

-Advertisement-

Një gjyqtare në Milano ndërkohë ka dënuar me tre vjet burg një sirian të akuzuar për përhapje të propagandës fundamentaliste. Ai qe arrestuar në vitin 2016, pak para se të udhëtonte për në Siri ku planifikonte t`i bashkohej ISIS-it.

Italia ka treguar një qëndrim rigoroz ndaj të dyshuarve për islamizëm ekstrem. Nga viti 2015 ajo ka dëbuar rreth 200 persona të kësaj kategorie

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera