Sport

Pas gjashtë humbjeve e një barazimi, Werder Bremeni më në fund rikthehet të fitorja

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 23 May 2020

Pas gjashtë humbjeve e një barazimi, skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremeni më në fund ka arritur të gjej rrugën e fitores, shkruan Gazeta inFokus.

Bremeni ka triumfuar si mysafir i Freiburgut me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 27-të në Bundesligë.

Golin e vetëm për mysafirët e ka realizuar, Leonardo Bittencourt në minutën e 9’ të takimit.

-Advertisement-

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica luajti për 81’ minuta në këtë ndeshje, por nuk pati paraqitje të mirë.

Pas kësaj fitoreje Werder Bremeni renditet i 17-ti me 21 pikë, ndërsa Freiburgu mbetet i 7-ti me 37 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera