Lajme

Pas gati 10 orë bisedime, sërish pauzë në Ohër

Autori: Gazeta inFokus 20:48 | 18 March 2023

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut, liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, kanë ndërprerë përkohësisht bisedimet, për t’u rikthyer sërish pas një pauze.

Takimet në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën në orën 10:30.

Fillimisht, Kurti dhe Vuçiq, zhvilluan takime veç e veç me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.Më herët gjatë ditës, takimi trepalësh u ndal për mbi një orë, për shkak të një pauze.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera