Pas G20-ës: Diskutim për konceptet e sigurisë
Autori: Gazeta inFokus
08:51 | 12 July 2017
Pakimi i nivelit të lartë të G20-ës në Hamburg u mbrojt nga 20.000 policë. Megjithatë pati dhunë të skajshme dhe trazira të rënda. Cilat janë mësimet që nxjerr politika nga kjo?
Kështu nuk e pati menduar qeveria federale bilancin e takimit të nivelit të lartë: pamjet e automjeteve në flakë, dyqanet e plaçkitura dhe huliganët që godisnin me gurë u përhapën nëpër botë. Rreth 500 policë u plagosën dhe shumë qytetarë u dëmtuan. “A kemi të bëjmë me një dëmtim të imazhit për Gjermaninë?”, kërkon të dijë një gazetar i huaj nga zëdhënësi qeveritar, i cili me shprehje serioze të fytyrës flet për “skena dëshpëruese dhune” – që ndodhën në një takim madje të parë të nivelit të lartë të G-20-ës, që ka organizuar ndonjëherë Gjermania.
“Fshehtas përmes kufirit”
Shpejt në konferencë bëhet e qartë: qeveria gjermane i vlerëson trazirat e dhunshme në periferi të takimit të nivelit të lartë si një dimension dhune që nuk ka ndodhur kurrë më parë – dhe kërkon shpjegime. Para së gjithash nga Evropa Jugore dhe Veriore patën udhëtuar “turistë të dhunës” për në Hamburg, raportoi ministri i Brendshëm,Thomas de Maiziere (CDU) në një konferencë shtypi, për të cilën lajmëroi gati në minutën e fundit. Numri i të ardhurve është treshifror. Megjithëse në kufi u dëbuan qindra huliganë potencialë, të tjerë u shpëtuan autoriteteve. “Pajisjet” e tyre – biga të çelikta për llastiqe dhe veshje mbrojtëse – ata i patën futur fshehtas në grupe tepër të vogla përmes kufirit, thekson ministri i Brendshëm. Dhe e patën bërë këtë shumë kohë përpara se të forcoheshin kontrollet në kufi për shkak të takimit të nivelit të lartë.
Huliganët qenë përgatitur kështu prej kohësh për trazirat brutale, të cilat de Maiziere i quan “të papërfytyrueshme dhe revoltuese”. “Ata janë ekstremistë të dhunshëm që meritojnë përçmim, njësoj si janë neonazistët dhe terroristët islamikë”. “Kjo ka tipare terrorizmi”, komenton shefi i SPD dhe kandidati për Kancelar, Martin Schulz.
Regjistër evropian
Kritikën ndaj misionit të policisë – të paktën të policisë federale – qeveria e kundërshton me vendosmëri. Cilat janë mësimet që nxirren atëherë nga kjo katastrofë? Ministri i Brendshëm e konsideron me vend mbajtjen e një regjistri qendror evropian, në të cilin të regjistrojnë ekstremistët e majtë. Megjithatë, duhet rënë dakord për kriteret për kategorizimin e ekstremistëve të majtë. Në Gjermani një bankë e tillë të dhënash ekziston, dhe ajo furnizohet si nga federata, ashtu edhe nga landet. Para takimit të nivelit të lartë ajo u shfrytëzua nga autoritetet.
Edhe ministri i Drejtësisë, Heiko Maas (SPD) kërkon një shkëmbim më të mirë në BE për personat ekstremistë të dhunshëm. “Kemi përjetuar një cilësi të re të dhunës, ndaj të cilit duhet të reagojmë me më shumë bashkëpunim në luftimin e ekstremistëve”, kërkoi Maas. Qeveria gjermane thekson se e quan edhe tani të drejtë vendimin për ta mbajtur takimin e nivelit të lartë në Hamburg. “Një grup dorasish radikalë të dhunshëm nuk do të lejojmë që të vendosin, nëse dhe ku do ta takohen kryetarët e shteteve dhe të qeverive”, tha de Maiziere.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...






























