Sport

Pas fyerjeve ndaj Qeqa Krelanit, Komisioni Disiplinor i FFK-së merr këtë vendim për Tahir Batatinën

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 16 April 2021

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka marrë vërejtjen e fundit nga Komisioni Displinor i FFK-së, shkruan Zeri.info.

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur sot shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës si dhe Ligës së Parë Grupi A dhe Grupi B, java 22 dhe duke ju referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, si dhe video incizimeve televizive.

FFK ka njoftuar se Konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore ndaj Tahir Batinës është marrë ky vendim:

-Advertisement-

“Kryetrajneri i FC Llapi, Tahir Batatina, me ID 0011144M77; në procedurë disiplinore pasi gjatë debatit televiziv në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, përdorë gjuhë të papërshtatshme ndaj gazetares së RTK-së Qendresa Krelani (në cilësi të analistes në emision), e që është në kundërshtim me etikën sportive. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika a, të Rregullores disiplinore;

I shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera