Lajme

Pas fotos së Yllka Gashit me Dua Lipën e Presidenten Osmani, reagon Adriana Matoshi

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 10 November 2021

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka reaguar pas fotografisë së aktores Yllka Gashi bashkë me Presidenten Vjosa Osmani, këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipën dhe regjisoren Blerta Basholli.

Matoshi e ka shpërndarë këtë fotografi në llogarinë e saj në Facebook, dhe e ka quajtur këtë “foto të ditës”.

Ndryshe, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në SHBA, dhe gjatë kësaj vizite ka realizuar edhe një takim me skenaristen dhe regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bashollin, film që është duke u shfaqë në Amerikë.

-Advertisement-

Ky film ka bërë bashkë një numër të madh të grave të Kosovës, të cilat janë të suksesshme në fusha të ndryshme. Në një fotografi shihen bashkë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, këngëtarja e suksesshme botërore Dua Lipa, Blerta Basholli e cila po shënon një sukses të jashtëzakonshëm me filmin “Zgjoi”, dhe Yllka Gashi, figura kryesore e këtij filmi, e cila për rolin e saj tashmë ka marrë disa çmime të mëdha ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera