Lajme

Pas fjalimit të Kryeministrit të Shqipërisë në OKB, Çitaku: Rama, Kryeministri i shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 21:00 | 24 September 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka folur për raportin e Dick Marty-t dhe Gjykatën Speciale.

Kreu i qeverisë shqiptare e ka konsideruar dështim këtë raport, pasi sipas tij nuk jepej asnjë provë për spastrim etnik në Kosovë, ndërsa shtoi se ky raport njollos një vend.

“Asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë dhe asnjë vend tjetër, e megjithatë Dhomat e Specializuara kanë arrestuar pa padi Hashim Thaçin. Ai priti një vit në burgim derisa u akuzua zyrtarisht. Imagjinojeni njëherë, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë, pa asnjë akuzë zyrtare. As edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi”, ka thënë Rama ndër tjerash.

-Advertisement-

Për këtë ka reaguar, Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajo, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar Ramën si kryeministër të shqiptarëve.“Edi Rama, Kryeministri i shqiptarëve”, ka thënë Çitaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera