Pas fjalimit ironizues të Musliut ndaj Kurtit, KMDLNj thotë se deputetja u linçua publikisht në rrjete sociale

Autori: Gazeta inFokus
16:04 | 04 March 2023
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të enjten ku po diskutohej për dialogun me Serbinë, ka ironizuar si dhe ka imituar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Fjalimi i saj erdhi pasi kreu i ekzekutivit e përmendi se në mesin e deputetëve që kanë votuar pro Asociacionit ishte edhe deputetja Musliu.
E Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), përmes një reagimi publik të shtunën ka thënë se pas këtij diskutimi ka filluar fushatë kundër Musliut, duke e fyer me fjalët më të rënda.
“Si njeri, femër dhe deputete në njërën anë dhe ndaj votuesve të deputetes Musliu, në anën tjetër. Ky fjalor ndaj deputetes Musliu nuk është se po përdoret për herë të parë dhe, në mungesë të sanksionimit të fyerjeve që kanë edhe përmbajtje dhe porosi raciste, fyerjet vetëm sa po shtohen”, thuhet në komunikatën për media.
KMDLNj tutje shton se liria e fjalës dhe e shprehjes si të drejta elementare të njeriut, nuk nënkuptojnë liri të pakufishme apo mundësi që ato të keqpërdoren për t’i fyer të tjerët në kundërshtim jo vetëm me këto të drejta, por edhe me standardet morale minimale.
“KMDLNj befasohet dhe shqetësohet për mosreagim ndaj këtyre fyerjeve që po përsëriten, si nga institucionet ashtu edhe nga opinioni. KMDLNj ka besuar se ndaj këtyre fyerjeve, pavarësisht ndaj kujt, moshës dhe gjinisë, besimit fetar, bindjeve politike apo statusit shoqëror, Policia e Kosovës është dashur dhe duhet të reagojë sipas detyrës zyrtare aq më parë që fyerjet janë publike, lehtësisht të identifikueshme sikur që Policia e Kosovës përkatësisht njësia për krime kibernetike ka kapacitet profesional ta bëjë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në reagim.
“Fjalori i urrejtjes apo dhuna verbale është paralajmërim i sigurt edhe për një dhunë fizike. KMDLNj e dënon këtë fjalor fyes, denigrues, përjashtues dhe racist, në rastin konkret ndaj deputetes Ganimete Musliu dhe votuesve të saj dhe kërkon një distancim të qartë dhe të vendosur ndaj dhunuesve të të drejtave të njeriut që po keqpërdorin rrjetet sociale për linçim publik të zonjës Musliu dhe votuesve të saj përmes fyerjeve që janë krejtësisht e kundërta e asaj që parashohin liria e fjalës dhe e shprehjes, si të drejta të njeriut dhe vlera demokratike”.
KMDLNj mes tjerash thotë se fuqishëm mbron lirinë e fjalës dhe të shprehjes kur janë në përputhje me këto vlera duke u solidarizuar me deputeten Musliu, në mbrojtje të drejtave të saj të cilat sipas tyre, në këtë rast janë shkelur rëndë nga “dhunuesit e të drejtave të njeriut”.
“Në emër të këtyre të drejtave, KMDLNj i kërkon falje deputetes Musliu, votuesve të saj dhe të gjithë atyre që përballen me situata të ngjashme”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Të tjera
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...
-
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro në mbështetje të punësimit për komunitetet joshumicë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar ndarjen e 2 milionë eurove nga Pakoja...
-
Dyshimet për vr*asjen e Agon Zejnullahut nga Policia, Kurti: Falë incizimeve u kuptua çfarë ka ndodhur, s’ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së Qeverisë ka shp...
-
Kurti nga mbledhja e qeverisë: Vdekja e Agon Zejnullahut na ka tronditur, kërkoj hetim të thellë dhe të shpejtë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së...
-
Gjyqtarja nuk e lë të marrë pjesë avokatin e familjes së Agon Zejnullahut në seancën ndaj 5 policëve
Asdren Hoxha, avokati i familjes së Agon Zejnullahut, ka deklaruar se nuk ësh...