Sport

Pas fitores së madhe ndaj Ballkanit, Aridan Nuhiu ka një mesazh për futbollistët e tij dhe Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 20 October 2019

Drita ka shënuar fitore të madhe ndaj Ballkanit me rezultat 2-0 për të rimarrë kreun e tabelës në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas këtij triumfi ka folur edhe trajneri i skuadrës së Dritës, Ardian Nuhiu i cili është shprehu i kënaqur me futbollistët e tij:

“Futbollistët ishin shumë të përqendruar. Kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe e kufizuam në mundësitë për shënim. Menaxhuam mirë ndeshjen edhe pas dy golave të realizuar dhe nëse iu qasemi ndeshjeve në këtë mënyrë, atëherë nuk do të kemi problem ta mposhtim çdo kundërshtarë”, deklaroi Ardian Nuhiu për “Super Sport Kosova”.

-Advertisement-

Më pas tekniku shkupjan foli edhe për ndeshjen e radhës, të cilën gjilanasit do ta zhvillojnë në udhëtim ndaj Prishtinës.

“Kemi shumë futbollistë të lënduar. U detyruam të bënim ndërrime të detyrueshme. Por, unë llogaris në të gjithë futbollistët. Ndeshjen e radhës e kemi pas tre ditësh dhe shpresoj që deri atëherë disa nga lojtarët tanë do të rikuperohen”, deklaroi Nuhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera