Lajme

Pas emërimit të mbi 45 zëvendësministrave PSD kërkon nga Qeveria Hoti ta ndaloj abuzimin

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 02 July 2020

Numrin i zëvendësministrave në Qeverinë Hoti, pothuajse çdo ditë  është duke u rritur, shkruan Gazeta Infokus.

Deri më tani kjo Qeveri i ka emëruar 46 zëvendësministra.

E për këtë ka reaguar Partia Social Demokratike e Kosovës, e cila ka kërkuar nga Hoti të ndalë abuzimet me emërimit në postetet publik politike.

-Advertisement-

“Shumë zëvendësministra për asgjë. Qeveria Hoti duhet ta ndalojë sa më parë abuzimin me emërimet në postet publike politike. Nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë dobi ky numër aq i madh i zëvendësministrave i cili në kohën që po flasim ka kaluar numrin 45”, ka thënë zëdhënsja e PSD-së, Natyra Kuçi.

Ajo ka thënë postet publik nuk duhet të shërbejnë për rehatimin e anëtarëve të partisë.

“ Këto detyra e poste duhet të jenë në shërbim të një plani qeveritar urgjent për të përballur situatën pandemike e ekonomike e cila është rënduar dukshëm”, ka përfunaur ajo./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera