Lajme

Pas ekspozimit të profileve të dyshimta, Berisha: Disa u mbyllën, të tjerat ndryshuan emrat

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 15 September 2026

Eksperti i çështjeve kibernetike, Halil Berisha, ka reaguar sërish lidhur me profilet e dyshimta në rrjetet sociale, për të cilat ditë më parë kishte ngritur alarmin se po përpiqeshin të nxisnin dhunë, tensione dhe përçarje në Kosovë.

Berisha thotë se pas publikimit të hulumtimit të tij, ku kishte paraqitur gjashtë profile të tilla, disa prej tyre janë mbyllur, ndërsa të tjera kanë ndryshuar emrat.

“Panikë e profileve false që po tentojnë të nxisin trazira e përçarje!”, ka shkruar Berisha.

-Advertisement-

Sipas tij, profili me emrin “Wilson Gashi”, i cili, siç pretendon Berisha, kishte bërë thirrje “kallej shtëpia jonë”, është mbyllur. Ai thotë se është mbyllur edhe profili me emrin “Almedin Kodraliu”, i cili kishte shkruar se “Kosova zhytet në luftë civile”.

Ndërkohë, Berisha pretendon se disa profile të tjera kanë ndryshuar identitetin pas ekspozimit. Sipas tij, profili “Ali Hoxha” ka ndryshuar emrin në “Fatos Bislimi”, “Ekrem Hyseni” në “Esat Keka”, ndërsa “Merita Vokshi” në “Afërdita Gashi”.

“Pas ekspozimit të tyre, kjo panikë e vërteton edhe më shumë qëllimin e tyre!”, ka shkruar ai.

Berisha ka kërkuar gjithashtu që Policia e Kosovës të nisë hetime lidhur me këto profile, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm ndaj përmbajtjeve që mund të synojnë krijimin e tensioneve dhe përçarjeve.

“Policia e Kosovës duhet të fillojë hetimet për këto profile, e ne qytetarët të mos biem pre e luftës hibride ndaj Kosovës ku tentohet krijimi i tensionit e përçarjes!”, ka shkruar Berisha.

Reagimi i tij vjen disa ditë pasi kishte ngritur alarmin për aktivitetin e disa profileve të dyshimta në rrjetet sociale, në prag të zhvillimeve të pritshme në Hagë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy