Lajme

Pas dy viteve pauzë nga shkrimet politike, ish deputeti i AAK-së i reagon Kurtit: Kthjellu o djalë i mirë, ndali aventurat!

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 08 November 2022

Ish deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, i ka kërkuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që të të kthjellet dhe që të i ndalë aventurat, shkruan Gazeta Infokus,

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se ky reagim i tij politik po vie pas një pauze prej dy vjeçare duke treguar kryeministrit Kurti që askush nuk ja ka marrë inati.

“Kryeministër nuk e di pse, por ke hy rrugëve me rreziqe e me shumë të panjohura. Duke mos bashkëpunu me aleatin tonë kryesor, Amerikën, tashmë Kosovën e keni kthyer mbrapa… Albin, kthjellu o djali i mirë , sa nuk është bërë vonë! Ne e njohim mirë Serbinë, madje ma mirë se ju, sepse në këtë vend ka me mijëra njerëz e familje që e kanë luftuar Serbinë tash e katër dekada, po flas për aq sa unë isha aktiv e sa une mbaj mend, e që sot për fat e për çudi jam deshmitar i gjallë. Patriotizmi nuk bahet me  veprime të pamatura, sepse është ba mundi i madh me ardhë deri këtu. Kunder Serbisë jemi bashkë, por jo në aventurat tua, thënë më së buti, të çuditshme. Ndali aventurat! Nuk ta kam inati e as nuk kam asnjë, ama bash asnjë ngarkesë politike e partiake, pra suksesi i juaj ne raport me Serbinë është sukses i Kosovës, sikurse që dështimet tua janë dështime për Kosovën. Nuk besoj se ka një shqiptar normal në këtë vend që e dëshiron dështimin e Kosovës në raport me Serbinë!”, ka shkruar Selmanaj.

-Advertisement-

Po ashtu ai ka thënë se në lidhje me këtë reagim ka shumë dëshirë që të jetë gabim dhe një ditë të kërkojë falje publike.

“Shumë kisha pase dëshirë me qene gabim edhe një ditë me te kerku falje publike! ( P.s. Ka dy vjet që asnjë deklaratë apo status se kam ba për tema të politikës, por kjo  sot është përtej politikes e  partive politike)”, ka shkruar tutje Selmanaj./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera