Lajme

Pas dy vitesh, takohen Merkel dhe Putin

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 02 May 2017

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takojë Vladimir Putinin në Rusi për herë të parë që nga viti 2015.

Takimi në rezidencën verore të Putin në Soçi vjen  në një kohë marrëdhëniesh të përkeqësuara dypalëshe mbi luftën në Siri dhe aneksimin e Krimesë .

Ata pritet të diskutojnë të dyja çështjet gjatë takimit të tyre  por nuk priten përparime.

-Advertisement-

Putin do të takohet të mërkurën me kreun turk Rexhep Tajip Erdogan.

Lidhjet midis Rusisë dhe Gjermanisë janë përkeqësuar që nga aneksimi i Krimisë nga Rusia në vitin 2014.

Merkel dëshiron që Rusia ti jap fund konfliktit në Ukrainë duke përdorur ndikimin e saj ndaj separatistëve pro-rusë dhe gjithashtu ka nevojë për bashkëpunimin e Moskës për të sjellë paqen në Siri, thotë korrespondenti i BBC në Berlin, Damien McGuiness.

Por presidenti Putin ka nevojë për mbështetjen e zonjës Merkel për të hequr sanksionet e BE-së,  shton ai.

Putin është gjithashtu i etur për të dëgjuar mendimin e saj për Presidentin e SHBA, Donald Trump, me të cilin ajo u takua së fundmi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera