Rozë

Pas dy muajsh lidhje, e dashura e Kanye West merr vendimin e papritur ndaj reperit

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 07 December 2022

Problemet për Kanye West duket se nuk kanë të sosur. Pasi shkaktoi shumë polemika për deklaratat e fundit antisemitike dhe sjelljen e tij shqetësuese tashmë reperi është përballur me një tjetër problem por kësaj herë kanë të bëjnë me çështjet e zemrës.

Ish-e dashura e tij tashmë, Juliana Nalu, i dha fund marrëdhënies me reperin dy muajsh lidhje , duke bërë të ditur në rrjetet e saj se është sërish beqare.

Juliana Nalu është një modele braziliane me të cilën West u pa së fundmi dhe të hënën mbrëma deklaroi se tashmë është një grua beqare. Ajo e bëri të ditur këtë pasi një ndjekës e pyeti se pse po shoqërohej me një burrë që akuzohet për antisemitizëm.

-Advertisement-

Pyetjes që i është bërë në Instagram Nalu i është përgjigjur: “Jam beqare, faleminderit për kujdesin”. Deri më tani, Kanye nuk ka bërë asnjë reagim për lidhjen apo ndarjen e tij me modelen.

Gjatë këtyre muajve Kanye ka qenë i lidhur me modele të ndryshme si Julia Fox dhe Chaney Jones , me të cilët u takua pas ndarjes së tij nga Kim Kardashian. Me Nalu-n ai filloi të takohej dy muaj më parë, por mesa duket braziliania është ngopur me ofendimet e Kanye dhe ka preferuar t’i japë fund lidhjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera