Rozë

Pas dy martesave të dështuara, Kastro Zizo zbulon të tretën (Video)

Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 24 December 2017

Këngëtari i njohur, Kastro Zizo është ndër artistët shqiptarë që pranojnë hapur lidhjet e dashurisë, edhe nëse i kanë dështuar.

Në një intervistë për ‘Why Not’ nga Roza Lati ai tregon se ka qenë dy herë i martuar, romanca nga të cilat është bërë dhe baba i dy fëmijëve.Pas kësaj, Kastro zbulon se kur do jetë momenti që do martohet përsëri nëse ndonjë vajzë dashurohet me të dhe i kërkon të krijojnë jetë së bashku.

“Nëse do ti japësh raportit me mua, bën këtë gjënë dhe ikën vetë. 33 vjec me dy martesa pas besoj janë mjaftueshëm për momentin. Të kalojnë dhe dy vite ose vitin tjetër shohim. Kam 5 vite e pak që jam i pamartuar.

-Advertisement-

E treta ose do ketë shumë para, ose do jetë e treta, e vërteta. Jam afër, jam në një vorbull”, rrëfeu ai.Kastro zbuloi se do pleqëronte me një femër, duke shtuar se do dëshironte që të kishte dhe një fëmijë në vitin 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera