Lajme

Pas dy jave izolimi të hënën hapet shkolla e muzikës në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 30 October 2020

Të hënën hapet sërish shkolla e Muzikës në Prishtinë pas dy javësh izolim.

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e kësaj shkolle, Jeta Dida Bujari, shkruan Gazeta inFokus.

Njoftimi:

-Advertisement-

Të dashur nxënës e mësimdhënës

Kaluan dy javë dhe shkolla duket shumë e zbrazët pa ju. Uroj të jeni të gjithë mirë me shëndet e tju kemi sërish këtu të hënën kur edhe do të fillojë mësimi.

Këto ditë është bërë dezinfektimi dhe pastrami gjeneral I shkollës me crast falemnderoj stafin teknik të shkollës të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer vetëm e vetëm që të krijohet një ambient sa më i ngrohtë e i pastër për të gjithë. Andaj të kujdesemi së bashku për shkollën si për shtëpinë tonë sepse shkolla është e të gjithëve.

Gjithashtu një punë të shkëlqyr kanë bërë edhe mësimdhënësit duke evidentuar të gjitha instrumentet që kemi në dhomën e instrumenteve të donuara ndër vite nga shumë artdashës dhe miq të shkollës sonë.Kemi klasifikuar libra apo literaturë muzikore e cila ka qenë gjithashtu pjesë e këtyre donacioneve.Këto instrumente dhe literatura muzikore që posedojmë do të na ndihmojnë shumë të gjithëve.

E gjithe kjo e bërë me përkushtimin e profesorëve të shkollës të cilët shfrytëzoj rastin ti falemnderoj për ndihmën e pakusht e që gjithmonë janë të gatshëm ta ofrojnë. Ju dëshiroj shëndet e punë të mbarë të gjithëve.

Jeta Dida Bujari

Drejtore

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera