Lajme

Pas “dosjeve sekrete”, shtetet e QUINT-it paralajmërojnë Qeverinë e Kuvendin e Kosovës për specialen

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 18 September 2020

Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet një deklarate të përbashkët u kanë bërë një thirrje Qeverisë e Kuvendit të Kosovës.

Kjo me mesazhin që të kundërshtohet çdo përpjekje për të prishur ose zhvlerësuar misionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorisë së Specializuar, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo bashkë me atë që t’i sigurojnë që ato të kryejnë misionin e tyre, në përputhje me Kushtetutën.

-Advertisement-

“Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të prishur ose zhvlerësuar misionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) dhe të Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara (ZPDhS), si dhe që të sigurojnë që ato të kryejnë misionin e tyre në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa kanë përgëzuar Vjosa Osmanin për përcjelljen e propozimit të Hashim Thaçit, shkruan Gazeta Infokus.

“Në këtë vazhdë, e përgëzojmë Kryetaren e Kuvendit të Kosovës që e ka përcjellë propozimin e Presidentit për ndryshim te Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, si dhe Zyrën e Prokurorit Special të Republikës së Kosovës për respektimin e autoritetit të ZPDhS-së për të hetuar zbulimin e mundshëm të paligjshëm të dokumenteve dhe informatave të besueshme, njëkohësisht duke ofruar ndihmën e saj sipas nevojës”. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera