Pas dorëheqjes, Rifat Latifi niset drejt Amerikës, miku i tij: Ike i zhgënjyer, i vrarë thellë në shpirt
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 12 October 2022
Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është nisur sot drejt Amerikës, 1 javë pas dorëheqjes.
Këtë e ka bërë të ditur ish-këshilltari i tij, njëherësh mik, Anton Shllaku, përmes një letre të shkruar e të postuar në rrjetin social Facebook.
Përmes kësaj letre, Shllaku thotë se Latifi iku i zhgënjyer dhe i vrarë thellë në shpirt, njofton Klankosova.
Poashtu, ai thotë se Latifi shërbeu si minister pa bërë negociata e pazare, dhe shtoi se shpesh udhëtimet në shtete të ndryshme i bëri vet, jo me buxhetin e shtetit.
Tutje, miku i ish-ministrit të Shëndetësisë, kujton se Latifi që në ditën e parë punoi natë e ditë për t’i realizuar synimet dhe projektet.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e plotë:
Miku im Rifat, Sot në orët e hershme more rrugën për SHBA. Në Kosovë la shumë miq e kolegë qe të vlerësuan e respektuan. Nga ajo lartësi qiellore i zhgënjyer thellë në shpirt kjo rrugë është më e vështira për ty. Në Kosovë erdhe me ftesë për t’u bërë Ministër i Shëndetësisë. The po, pa bërë negociata e pazare(ndoshta ishte gabim). Më the se isha penduar për jetë nëse kisha vepruar ndryshe pasi mund të ja dalim dhe Shëndetësinë e Kosovës do ta ngrisim në nivelet me të larta. Kishe bindje se është e mundur. Që në ditët e para ju përveshe punës me entuziazëm e përkushtim. Nuk kishe orare, paragjykime, krijove ura, e dije së trëndafili ka gjemba, por ti i shikoje vetëm lulet. Të gjithë ambasadorët qe janë në Kosovë erdhën në zyrën tende nga disa herë. Shpesh agjendën e kishe tepër të ngjeshur. I ktheve donatorët qe kishin filluar të ikin duke të besuar. Vizitove shtete duke takuar homologë e vizituar spitale me renome dhe more përkrahjen e tyre për bashkëpunim e dërgim të specialistëve tanë ne subspecializime. Shpesh këto udhëtime i bëje me buxhetin vetanak e jo shtetëror. Ju fole qytetarëve të Kosovës për qendrat e reja, qendrat e ekselencës, traumës, spitalin e Prishtinës,vizionin për te ardhmen e shëndetësisë tonë. Nise ta rregulloje aspektin legjislativ duke finalizuar 26 Ligje e Udhëzime Administrative. Çdo ditë kabinetit tuaj i jepje detyra të reja. Na thoshe se kjo është maratonë qe duhet të vrapojmë si sprint. Njerëzit me bindje arkaike qe krijojnë ndarje, hendeqe e gropa ishin te shumët. Qe në ditët para qe mbërrite në ministri i përvjele mënget dhe punuan natë e ditë që mos i realizosh synimet e projekti që do ta ndërtoje të dështoi. Fatkeqësisht ishin të shumtë. U shtuan. U radhitën ne radhë dhe morën detyra për të denigruar. Nuk zgjidhnin mjete por kishin vetëm synime. Për mjekësi filluan të flasin edhe ata qe nuk kishin vizitua asnjë spital. Fatkeqësi…tmerr. Harruan se Shëndetësisë së Kosovës i prinë Prof. Dr. R. Latifi i cili ka te botuara mbi 20 libra(7 për menaxhim shëndetësor), mbi 370 punime shkencore në gazetat me prestigjioze, Profesor në 5 Universitete me renome botërore, të ardhura mbi 1 milion dollar në vit, 5 fëmijë e mbesa e nipa. Kosovën e deshe me shumë se veten. Nuk e besove miku im së këtu njerëzit janë pa parime, brenda natës ndryshojnë mendimin, tradhtojnë, rrejnë…pate shumë minime, ndarje toksike jo vetëm me administratën. Rreshtimi kundër i atyre qe te thirren me ardh për një kauzë te drejtë qe kishe ishte kulmi. Me thirre në kabinet, i tha shefit të na bëjë një foto dhe ma ofrove për ta lexuar letrën e dorëheqjes. U pajtova pasi isha në rrjedha por jo edhe për datën. Ike i zhgënjyer, i vrarë thellë në shpirt. A ka mundur te jetë ndryshe? Besoi së jo. Qëndrove vertikal. Nuk u përkule. Të deshën të gjunjëzuar. Nuk mundën. Tregove dinjitet. Nuk ka fitues, por Kosova humbi…
Të tjera
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...