Rozë

Pas divorcit, Elia Zaharia befason me pamjen, ja si u shfaq ajo nëpër Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 19 June 2024

Elia Zaharia ka pasur një vit jo të lehtë, ku divorci i saj konfliktual mori vëmendjen jo vetëm të mediave tona, por edhe atyre ndërkombëtare.

Në daljet e saj publike e kemi parë gjithnjë klasike, ku stili prej princeshe e karakterizonte.

Por në të përditshmen e saj, Elia zgjedh gjithnjë komoditetin para klasikes. Tashmë, që e ka humbur edhe titullin princeshë, ajo është rikthyer te stili sportiv që e karakterizon.

-Advertisement-

Paparaci i “Panorama.com” e ka fotografuar ditët e fundit në zonën e Bllokut, ku për shumë mund edhe të ishte e vështirë të njihej.

E veshur me xhinse të gjera dhe një bluzë sportive, ajo kishte mbledhur flokët dhe kishte vendosur edhe një palë syze dielli, si për t’iu fshehur syve të kureshtarëve.

Duhet thënë se kjo është ndër shkrepjet e para që vijnë nga Elia që pas divorcit të saj me Lekën. Dhe pamja tashmë duket tërësisht e transformuar, duke nxjerrë në pah anën sportive të sajën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera