Pas disa javësh në arrati, arrestohet i dyshuari për tentim vra* sje në Pejë

Autori: Gazeta inFokus
18:33 | 13 May 2025
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, në lidhje me një incident të armatosur që ndodhi më 22 prill, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë.
Sipas njoftimit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më 22 prill, patrullat policore janë informuar për të shtëna me armë zjarri. Policia është përgjigjur menjëherë, por i dyshuari nuk është hasur në vendin e ngjarjes.
Pas intervistimit të viktimës, është konfirmuar se i dyshuari kishte shtënë me armë në drejtim të tij, por pa shkaktuar lëndime trupore. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit.
Pas hetimeve intensive që kanë zgjatur disa javë, më 13 maj 2025, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin. Gjatë arrestimit, janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë e llojit Blowfog, kalibër 9 mm, një karikator, dy fishekë kalibër 9 mm.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Të tjera
-
BE gjobiti Greqinë me 400 milionë euro për mashtrim në lidhje me subvencionet bujqësore
Komisioni Europian i vendosi Greqisë një gjobë të lartë prej gati 400 milionë...
-
Kryeministri britanik: Trump nuk ka dhënë asnjë indikacion se ShBA’ja do të përfshihet në konfliktin Izrael-Iran
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, ka thënë se Presidenti i Sht...
-
Trump: Tani e kemi nën kontroll të plotë hapësirën ajrore të Iranit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se tan...
-
Rama, pas ndërprerjes së grevës nga “Pastrimi”: U pajtuam me punëtorët, por kjo s’do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas ndërprerjes së grevës së...
-
Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja thotë se po i “shqyrton të gjitha aspektet e çështjes”
Sot për herën e 33’të ka dështuar konstituimi i kuvendit. Skenari qe i njëjti...
-
Luan Krasniqit i vdes vëllai
Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi, ka njoftuar se ka vdekur vëllai i tij i ...
-
Ramosaj te varri i Hilmi Haradinajt: Me nder e me lavdi do të përkujtohet emri yt
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka shkuar te varri i Hilmi Haradinajt, ng...
-
Zja*rrfikësit vënë nën kontroll zja*rrin në parkun e Sllatinës
Disa orë më herët është raportuar për një zjarr te Parku i Pishave në Sllatin...
-
KFOR-i italian patrullon në vijën kufitare
Ushtarë italianë të KFOR-it kanë kryer patrullime të pavarura përgjatë vijës ...
-
Merren vesh Komuna dhe “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës
Është arritur marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe “Pastrimit” për ndërp...
-
Shtyhet intervistimi i kryetarit të Listës Serbe për barrikadat e 2022-ës
Intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, nga ana e Prokurorisë ...
-
Popullsia e Kosovës u zvogëlua për afro 18 mijë banorë në vitin 2024
Popullsia rezidente e Kosovës ka shënuar një rënie të konsiderueshme gjatë vi...