Lajme

Pas dhunës së djeshme ndaj gazetarëve, sot qetë në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 17 June 2023
Të relaksuara ishin të dyja palët. Ushtarët e KFOR-it dhe protestuesit serbë, i shtyjnë orët e ditës së sotme duke biseduar.

Për dallim prej serbëve që rrinin ulur nëpër lokale si rëndom, KFOR-i, që ruan ndërtesën e Komunës së Leposaviqit, qëndronte në këmbë, raporton Klan Kosova.

Këto dy palë e shtuna i takoi sërish, anise kësaj here pa tensione për dallim nga dita e premte që ngjan pothuajse në të njëjtin orar.

Derisa edhe numri i protestuesve ishte dukshëm më i vogël, e te kjo mund të ketë ndikuar edhe moti me shi.

-Advertisement-

Flamujt serbë vazhdojnë të qëndrojnë në perimetrin para objektit komunal e në prapavijë është ai i Republikës së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera