Sport

Pas dënimit për kurdisje, klubi kosovar paralajmëron se do ta dërgojë rastin në UEFA

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 23 May 2019

Pas dënimit për kurdisje, klubi kosovar paralajmëron se do ta dërgojë rastin në UEFA

Klubi i Fushë Kosovës ia ka parë ‘sherrin’ dënimit me minus gjashtë pike nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Nga Komisioni Disiplinor i FFK-së është vërtetuar se ka pasur kurdisje në ndeshjen Fushë Kosova – Drenasi, shkruan Zëri.info.

-Advertisement-

Por, klubi i Fushë Kosovës nuk është pajtuar këtë dënim dhe ka paralajmëruar se do ta lajmërojë rastin edhe në UEFA.

“Heshtja jonë deri më tani nënkupton hapje rrugës për të punuar pa presion për drejtësi”, thuhet në fillim të postimit.

“Do t’i shkojmë deri në fund kësaj pune, madje edhe në instance më të larta FFK – FIFA – UEFA”, thuhet në mes të tjerash.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera