Lajme

Pas deklaratës së Kurtit, reagon Kryeziu: Kryeministri s’tha asgjë të re për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 22 March 2023

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se në planin evropian ka Asociacion të komunave me shumicë serbe.

Kryeziu përmes një shkrimi në Facebook tha se kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin.

Ai thotë se Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty.

-Advertisement-

“Kryeministri Kurti nuk tha diçka të re lidhur me Asociacionin. Ai dha përgjigje për tërësinë e Propozimit Evropian, përkatësisht për nenin 10 të tij i cili flet për të gjitha marrëveshjet e deritanishme, plot 39 sosh, shumicën e të cilave nuk i respekton e zbaton Serbia e për vetëm njërën ka vendim të Gjykatës Kushtetuese. Asociacion ndodhet te dy ish marrëveshje për shkak të nënshkrimeve të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit që janë aty”.

Kurti: Ka Asociacion, Kosova dhe Serbia kanë pranuar t’i zbatojnë marrëveshjet e kaluara

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera