Fokus

Pas deklaratave të Avdylit në Infokus, Mustafa fillon hakmarrjen ndaj “Grupit të Vjosës” , kërkon shkarkimin e Osmanit

Autori: Halil Berisha 14:33 | 20 June 2020

Përçarja në LDK doli edhe në publik kur Vjosa Osmani, nënkryetare e partisë dhe kryetare e Kuvendit, bashkë me deputetët Haxhi Avdyli e Fatmir Rexhepi dolën kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti e kundër asaj Hoti.

E deputeti Haxhi Avdyli, për herë të parë foli hapur duke akuzuar direkt shefin e LDK-së, Isa Mustafa e nënkryetarin Agim Veliu, shkruan gazeta Infokus.

Avdyli në Kontra me Halil Berishën, emision i gazetës Infokus, tha që ishin tresha Isa Mustafa, Agim Veliu e Hashim Thaçi që synuan gjendjen e jashtëzakonshme për të bërë tollovi.

-Advertisement-

 

Ndërsa, në këtë emision edhe tha që veprimet e LDK-së po rrezikojnë qytetarët.

E menjëherë, një ditë pas këtyre deklaratave, Isa Mustafa ka kërkuar shkarkimin e Vjosa Osmanit nga nënkryetarja e LDK-së dhe nga anëtarja e Kryesisë, shkruan gazeta Infokus

Emisioni i plotë:

Të ftuar:
Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së
Fitim Uka, deputet i Vetëvendosjes

Posted by Kontra on Friday, 19 June 2020

LEXO EDHE:

Deputeti i LDK-së del hapur: Në këtë Qeveri nuk do të pranoja të jem ministër

Deputeti i LDK-së: Qeveria Kurti menaxhoi më së miri koronavirusin, nuk do duhej të rrëzohej

Avdyli i LDK-së: Iniciativa e Vjosa Osmanit nuk po votohet as nga LDK, po rrezikohen qytetarët

Deputeti i LDK-së hap letrat: Treshja Agim Veliu, Isa Mustafa e Hashim Thaçi deshën gjendje të jashtëzakonshme për të bërë tollovi

Haxhi Avdyli: Presidenti Hashim Thaçi është rrenci më i madhi 20 vitet e fundit 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera