Sport

Pas De Jong, Barcelona kërkon edhe De Ligt nga Ajaxi

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 28 January 2019

Katalanasit kërkojnë një tjetër talent të futbollit holandez.

Pasi zyrtarizoi blerjen e Frenkie de Jong nga Ajaxi, i cili do t’i bashkohet blaugranave nga data 1 korrik, Barcelona synon t’u rrëmbejë Ajaxit edhe mbrojtësin e talentuar Matthijs de Ligt, shkruan KosovaPress.

Momentalisht duket se Ajaxi nuk pranon të shesë lojtarin, por te Barça janë duke përgatitur një ofertë që vështirë se do të mund të refuzohet nga gjiganti holandez.

-Advertisement-

Megjithatë, duket se Barça nuk do ta ketë të lehtë të arrijë te holandezi, për të cilin interesohet seriozisht edhe Juventusi.

De Ligt pritet të qëndrojë deri në fund të stinorit me Ajaxin, kurse gjatë verës do të mësohet se cila do të jetë skuadra e tij e radhës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera