Lajme

Pas darkës me Escobar nesër opozita në Zyrë të BE’së, pjesëmarrës edhe amerikanët

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 23 August 2022

Nesër në ora 16:00 në Zyrën e BE’së në Prishtinë, emisari Miroslav Lajcak do të jetë nikoqir i takimit me opozitën.

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se bashkë me Lajçak do të jetë edhe një përfaqësues i Zyrës së BE’së, ndërkohë që te ftuar do të jenë edhe pala amerikane Gabriel Escobar dhe Ambasadori Jeff Hovenier.

Nga opozita do të jenë PDK, LDK e AAK, respektivisht Memli Krasniqi dhe një zyrtar i PDK’së, Lumir Abdixhiku me një zyrtar nga LDK dhe Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga një zyrtar i AAK’së.

-Advertisement-

Liderët opozitarë një takim të ngjashëm e kanë pasur sonte në ambasadën amerikane ku kanë qenë të ftuar për darkë me të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar.

Dy emisarët e BE’së dhe SHBA’së po qëndrojnë në rajon në përpjekje për të arritur një marrëveshje për targat dhe dokumentet e udhëtimit. Pas Prishtinës, të enjten, ata do të priten në Beograd.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera